Flash

Numërimi i votave të diasporës në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje

Lapsi.al 27 February 2025
Numërimi i votave të diasporës në Kosovë, kryeson

Vijon procesi i numërimit të votave të diasporës për zgjedhjet në Kosovë. Nga numërimi i 19 kutive të votimit prej 43 sa janë në total nga votimi në përfaqësitë diplomatike kryeson Lëvizja Vetëvendosje me 81.9% të votave apo 3305, pasohet nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 7.21% apo 291 vota.

E treta nga votat e diasporës në përfaqësitë diplomatike del Partia Demokratike e Kosovës me 5.75% me apo 232 vota, pasohet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës që ka marrë 1.54% apo 62 vota nga diaspora që votoi në përfaqësitë diplomatike në 19 shtete të botës.

Gjithsej në procesin e votimit jashtë vendit në ambasada dhe konsulata morën pjesë në votim 15,352 shtetas të Kosovës që u regjistruan për votim fizik në përfaqësi diplomatike.

Pas numërimit të votave në përfaqësi diplomatike, do të nis numërimi i votave me postë të ardhura nga diaspora. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve synon të shpallë rezultatet përfundimtare deri më 5 mars dhe t’i certifikojë ato deri më 18 mars.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do të blihet me 98.8 lekë dhe do të shitet me 99.4 lekë, ndërsa një dollar amerikan do blihet me 94.2 lekë dhe do...

08:09

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI