Flash

Mandarinat me pesticide, PD i kërkon SPAK të nisë hetimet

Lapsi.al 27 February 2025
Mandarinat me pesticide, PD i kërkon SPAK të nisë hetimet

Partia Demokratike i kërkon SPAK të nisë hetimet për vënien para përgjegjësisë të personave që lejuan futjen në treg të një sasie të konsiderueshme mandarinash me pesticide, të kthyera në muajin dhjetor nga Kroacia.

“Prokuroria e Beratit tani po heton pasi dyshohet se ato mandarina, tregtari i ka rifutur në dyqanet tona dhe se janë konsumuar nga ne qytetarët.

Kjo nuk është historia e 3 ose 4 keqbërësve që për ca miliona më shumë shkelin ligjin dhe janë gati të vënë në rrezik shëndetin dhe jetën tonë. Kjo është historia e përsëritur e një krimi shtetëror që ka për autor AKU-në, Ministrinë e Bujqësisë dhe strukturat e tjera përgjegjëse.

Qytetarët paguajnë taksa dhe mbajnë Agjencinë Kombëtare të Ushqimit dhe zyra të tjera për t’i mbrojtur”, tha në një deklaratë për mediat anëtari i kryesisë së PD, Grigels Muçollari. PD thotë se qeveria ka dështuar të ofrojë siguri ushqimore. “Edi Rama e sheh AKU si një drejtori për të shpërblyer patronazhistët e tij në drejtësi, siç ishte dhe emërimi i fundit. Siguria ushqimore është po aq e rëndësishme sa siguria kombëtare. Ndaj, duhet që SPAK të angazhohet seriozisht në këtë drejtim. Askush nuk beson se Prokuroria e Beratit do të shkojë tek përgjegjësit e vërtetë që janë drejtori i AKU dhe Ministrja e Bujqësisë. Ata duhet të kujdesen që tek mbjellja e produkteve e deri tek dalja e tyre në treg, sa i përket sigurisë”, -thuhet në deklaratën e PD.

Partia Demokratike thotë se ka angazhuar ekspertë e njohës të fushës të cilët përmes një platforme do t'i japin zgjidhje këtij problemi.

Të këshilluara

SHBA dërgon grup prokurorësh në Ballkan

Administrata e Presidentit Trump ka kaluar nga denoncimet publike për keqpërdorimin e fondeve të USAID-it edhe në shtetet ballkanike tek dërgimi i një grupi pro...

14:38

Vajza 10 vjeçe mbetet pa medikament nga QSUT

Gazetari Osman Stafa ka denoncuar skandalin e radhës në QSUT, ku një vajzë vetëm 10 vjeçe ka mbetur pa medikament për shkak të mungesave në spitalin dhe farmaci...

14:32

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI