Flash

BERZH: Ekonomia e Ukrainës mund të rritet 5% vitin e ardhshëm

Lapsi.al 27 February 2025
BERZH: Ekonomia e Ukrainës mund të rritet 5% vitin e ardhshëm

Ekonomia ukrainase e shkatërruar nga lufta mund të rritet për 5% vitin e ardhshëm nëse arrihet një armëpushim, ka parashikuar Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), por perspektivat për rindërtim varen nga një paqe e qëndrueshme.

Huadhënësi me bazë në Londër ka investuar 6.2 miliardë dollarë në projekte në Ukrainë gjatë rrjedhës së konfliktit trevjeçar, shkruan media britanike “The Guardian”.

Ai parashikon rritjen e PBB-së për Ukrainën në 3.5% këtë vit, pasi vendi lufton me inflacionin e shkaktuar nga sulmet ruse në prodhimin e energjisë, dhe 5% në vitin 2026, nëse armiqësitë ndërpriten.

Beata Javorcik, kryeekonomistja e BERZH-it, tha se është e përgatitur të mbështesë rindërtimin e Ukrainës në rast se negociatat sigurojnë fundin e luftës.

“Ne jemi të gatshëm të investojmë kur të vijë koha”, tha ajo.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI