Flash

Vatër zjarri në Peqin

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre, pyll, por edhe ullishte në fshatin Haspiraj ...

20:25

Bardhi: Edhe Safet Bajri ka bërë kërkesë për seancë dëgjimore në grupin e PS

Lapsi.al 27 February 2025
Bardhi: Edhe Safet Bajri ka bërë kërkesë për

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka komentuar seancë dëgjimore të zhvilluar në Grupin Parlamentar të PS dje me rektorin e UBT, Fatbardh Sallakun. Bardhi tha se rektori kërkoi strehim te Partia Socialiste për të justifikuar aferën e abuzimeve me tendera të zbuluara nga SPAK.

Bardhi tha më tej se ajo që po ndodh në Universitetin Bujqësor të Tiranës është injorim i ligjit dhe Kushtetutës. Ai tha gjithashtu se kishte informacion se dhe Safet Bajri ka kërkuar të dëgjohet nga grupi parlamentar socialist.

"Një rektor kërkoi strehim në grupin parlamentar për të justifikuar një aferë të rëndë. Ky akt i paprecedent ndodh në një kohë kur rektori nuk ka kërkuar të sqarojë atë organ, por kërkon të rrëfehet në grupin parlamentar të PS në shkelje të kushtetutës dhe ligjit. Kjo na krijon bindjen e plotë se ajo që po ndodh në Universitetin Bujqësor është një injorim i ligjit. Ju nuk mund të bëheni strehë e cdo të korruptuari për të zhvilluar seanca dëgjimorë. Më thonë që ka ardhur në grupin tuaj nga Safet Bajri për tu dëgjuar edhe ai pretendon se është i intimiduar nga SPAK. Nëse thirrni për të dëgjuar një të korruptuar thirrni edhe një që është i përfshirë në krim të organizuar.", tha Bardhi.

Kreu i Grupit të PD-së kërkoi që presidenti i Republikës, Bajram Begaj të shkarkojë rektorin Sallaku për shkelje të Kushtetutës.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI