Flash

Arrestimet te Universiteti Bujqësor/ Rama presion gjykatës për masat e sigurisë

Lapsi.al 27 February 2025
Arrestimet te Universiteti Bujqësor/ Rama presion gjykatës për

Nga avokati i heshtur për çdo hetim të drejtesisë së re, kryeministri Edi Rama ka kaluar në komentuesin më të zellshëm të vendieve të drejtëisë së "tepruar".

Një ditë pasi gjykata lehtësoi disa masa sigurie që kishte ndërmarrë SPAK për punonjës dhe pedagogë të Universitetit Bujqësor duke lënë në fuqi pjesën më të madhe të tyre, kryeministri ka bërë një status të gjatë në X ku shprehet i lehtësuar dhe komplimenton gjykatësit që sipas tij nuk lejuan të merret peng jeta universitare, nuk lejuan të mbytet në llumin mediatik reputacioni i universitetit dhe nuk lejuan destabilitetin psikologjik të pedagogëve.

Kuptohet se ky është rasti tipik kur kryeministri i bie pragut të dëgjojë dera, pasi është në pritje të një vendimi të apelit të posaçëm, ku pret të lehtësohet nga masa e sigurisë "arrest me burg" Erjon Veliaj.

Vetëm se në reagimin e tij, Rama nuk i ka rezistuar dot manipulimit me shifrat, kur thotë se gjykata ka ndryshuar 20 masa sigurie, ndërsa në realitet, Gjykata ndryshoi vetëm 6 prej tyre nga "arrest shtëpie" në "detyrim paraqitje".

Postimi i kryeministrit Edi Rama:

Ja pse jam i lehtësuar me lajmin e rrëzimit në Gjykatën Speciale të 20 masave të sigurisë (nga 24) në Universitetin Bujqësor:

Drejtësia për shkeljet e pretenduara të tre viteve më parë, as nuk pengohet as nuk ndihmohet nga ato masa sigurie, ndërsa jeta personale e familjare e kujtdoqoftë që mund të jetë krejt i pafajshëm, kthehet në një ferr padrejtësie me pasoja traumatike.

Prokurorët dhe gjykatësit mund ta bëjnë tani pa asnjë ndryshim, deri në fund, detyrën e tyre dhe fajtorët e mundshëm nuk kanë asnjë shans të shpëtojnë, nëse kanë prekur fondet publike. Por ama jeta universitare nuk merret peng, reputacioni i universitetit nuk mbytet në llumin mediatik, stabiliteti psikologjik i komunitetit të pedagogëve, studentëve, prindërve nuk lëndohet, ndërkohë që drejtësia vazhdon qetësisht punën e vet.

Aleanca strategjike e UBT me Universitetin BOKU të Vienës, që u krijua me një përpjekje të madhe të qeverisë dhe programi ambicioz i transformimit rrënjësor, e i njehsimit të diplomave BOKU/UBT2030🇦🇱🫶🇦🇹🫶🇪🇺 nuk kërcënohet më nga humbja e besimit të partnerëve austriakë përballë panoramës lemeritëse të 24 masave të sigurisë, a thua se bëhet fjalë për ndonjë operacion në fshatin Corleone!

Duam luftë pa kompromis kundër korrupsionit, ndëshkim pa mëshirë për çdo dorë që hyn në xhepat e popullit, por po ashtu, nuk mund të bëjmë kompromise në mbrojtje të normave demokratike europiane të drejtësisë.

Pas 100 e kusur vitesh e kemi tërhequr pushtetin politik nga fusha e drejtësisë dhe ia kemi lënë drejtësisë të na hetojë e gjykojë edhe ne, si të gjithë të tjerët, nëse shkelim ligjin.

Të këshilluara

Vuçiç takohet me Dodikun në Banjallukë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, dhe presidenti i Republikës Sërpska (RS) të Bosnje dhe Hercegovinës, Mirollad Dodik, janë takuar në Banjallukë pak orë p...

21:00

Elbasan, zjarr në një apartament

Një apartament është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në një pallat në lagjen ”Vullnetari” në qytetit e Elbasanit dhe mës...

19:54

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI