Flash

SHBA do të shesë "viza të arta" për 5 milionë dollarë

Lapsi.al 26 February 2025
SHBA do të shesë "viza të arta" për 5 milionë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se planifikon shitjen e lejeve të ‘arta’ të qëndrimit për pesë milionë dollarë, dhe se oligarkët rusë nuk do të përjashtohen nga skema. Trump e ka prezantuar programin në Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se blerja e këtij dokumenti do të nisë brenda dy javësh.

“Kemi leje të gjelbër [green card], kjo është e artë. Do t’ia vendosim çmim rreth 5 milionë dollarë”, ka thënë Trump.

"Të hyrat nga shitjet do të përdoren për të ulur deficitin", ka thënë Trump. Programi do të jetë për “njerëzit e pasur” që mund të hapin vende pune, ka thënë presidenti.

“Për njerëzit e pasur dhe të suksesshëm, ata që do të shpenzojnë shumë para dhe do të paguajnë taksa dhe do të punësojnë shumë njerëz, dhe mendoj që do të jemi jashtëzakonisht të suksesshëm”, ka thënë Trump.

Personat që do të aplikojnë për këtë lloj të lejes së qëndrimit, do të analizohen në hollësi.

“I di disa oligarkë rusë që janë njerëz të mirë. Është e mundshme”, ka thënë Trump.

“Ata nuk janë të pasur siç kanë qenë dikur, por mendoj që mund t’i përballojnë pesë milionë dollarë”.

Sekretari amerikan i Tregtisë, Howard Lutnick, u ka thënë gazetarëve se “Viza e artë Trump” do të zëvendësojë programin e imigrimit EB-5, i cili është krijuar nga Kongresi më 1990 për të gjeneruar investime të huaja.

Vizat EB-5 janë të disponueshme për personat që shpenzojnë rreth 1 milion dollarë në një kompani dhe që punësojnë të paktën 10 persona. Lutnick ka thënë se viza e re do të rrisë çmimin në 5 milionë dhe do të shmangë mashtrimin e bërë me programin EB-5.

Një hulumtim i publikuar nga Kongresi më 2023, pati treguar se shumë vëzhgues kanë shqetësime për mashtrimet e kryera me programin EB-5.

Ata kanë thënë se lëshimet bëhen kur aplikuesit nuk raportojnë si duhet të ardhurat, identitetin, apo nuk arrijnë të bëjnë investime. Më shumë se gjysma e vizave EB-5 më 2022 u janë ndarë shtetasve të Kinës. Trump ka vlerësuar se SHBA-ja do të mund të shesë rreth një milion viza të arta./REL

Të këshilluara

Vilma Nushi paraqitet në GJKKO

Biznesmenja Vilma Nushi është paraqitur ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme. Ende nuk dihen arsyet e paraqitjes së saj në GJKKO. Në Komisionin Hetimor për K...

11:25

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI