Flash

Mblidhet sot grupi parlamentar i PS-së

Lapsi.al 26 February 2025
Mblidhet sot grupi parlamentar i PS-së

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste do të zhvillojë ditën e sotme një mbledhje në Kryesinë e Kuvendit. Në mbledhjen e sotme do të zhvillohet edhe një seancë dëgjimore me rektorin e Universitetit Bujqësor të Tiranë, Fatbardh Sallakun. Kjo seancë u lajmërua ditën e djeshme nga kryeministri Edi Rama, i cili në reagimin e tij për operacionin e SPAK te UBT, tha se masat e sigurisë për stafin dhe pedagogët janë dhënë pa gjyq për disa procedura të disa viteve më parë në shumën totale më pak se 30 milionë lekë. Sipas tij vetë rektori nuk rezulton i lidhur me hetimin e Prokurorisë dhe Gjykatës së Posaçme. Këtë hetim kreu i qeverisë e ka cilësuar si një "keqkuptim" të madh.

SPAK lëshoi 24 masa sigurie për stafin e UBT për shkak të abuzimeve me tenderat. Sipas SPAK, hetime janë kryer bazuar në aktet e referuara nga Shërbimet e Policisë Gjyqësore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe në bashkëpunim të ngushtë me agjencitë e tjera ligjzbatuese në vend, dhe është regjistruar procedimin penal për veprat “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funsione publike”.

Ndërkohë janë zbardhur emrat e 5 personave të cilët janë lënë në masën "arrest me burg". Të arrestuarit janë Edmond Tërthorja, Amarildo Lleshi, Mehmet Qoshja, Altin Murto dhe Piro Zoga. Masa arrest shtëpie u vendos ndaj 10 personave të cilët janë Agim Sefa, Arjan Buliqi, Serafin Skënderi, Ilir Kusi, Dritan Laçi, Azem Parllaku, Artur Koleci, Radion Dhromi, Blenard Spaho dhe Tedi Proda. Gjithashtu janë firmosur 9 masa "detyrim paraqitje" për Enkeleida Sallaku, Klara Jahollari, Ilir Kapaj (zëvendësrektor), Erjola Kopali, Klea Lekocaj, Romina Koto (zëvendësrektore), Bejo Bizhga, Etleva Shore dhe Rezearta Dervishi.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI