Flash

Efektivi i burgut të Burrelit qëllon veten me armë, transportohet në spital

Lapsi.al 26 February 2025
Efektivi i burgut të Burrelit qëllon veten me armë, transportohet

Një polic i burgut të sigurisë së lartë të Burrelit dyshohet se ka qëlluar veten me armën e shërbimit. Mësohet se efektivi me iniciale S. N. rreth 54 vjeç është dërguar në spitalin e Burrelit dhe gjendja e tij është kritike pasi ka marrë plumb në kokë.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur në banesën e policit. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje për të zbardhur se cili ka qenë shkaku i vetëplagosjes.

Informacion paraprak:

Rreth orës 07:00, të mëngjesit të sotëm, në qytetin e Burrelit, dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë në banesë shtetasi S.K., rreth 54 vjeç, punonjës policie i burgjeve. 54-vjeçari është transportuar për ndihmë mjekësore në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI