Flash

Dodik në Banja-Luka pas dënimit: Rroftë Vuçiç!

Lapsi.al 26 February 2025
Dodik në Banja-Luka pas dënimit: Rroftë Vuçiç!

Milorad Dodik ka reaguar me një gjuhë të ashpër pas vendimit të Gjykatës në Sarajeve për dënimin e tij me një vit burg.

Në një dalje para turmës të mbledhur në mbështetje të liderit separatist pro rus, Dodik tha se, tan e tutje do të keni një Bosnje-Hercegovinë që ju vetë e keni imagjinuar.

“Kam parë lot tek disa prej jush. Edhe unë mezi i mbajta lotët. Jo për shkakun tim, jo për pozicionin tim, e di se çfarë do të bëj, kam nevojë për mbështetjen e popullit dhe do të shkoj deri në fund. Dhe ajo që është e rëndësishme për mua dhe që disa mund ta kenë vënë re, kam pasur dy telefonata: e para ishte nga ( Presidenti i Serbisë ) Aleksandar Vuçiq, i cili më thirri për të më mbështetur dhe për të thënë se qëndron pas Republikës Srpska dhe pas nesh.

Dhe prandaj po ju kërkoj një thirrje të madhe: Rroftë Aleksandar Vuçiq! Telefonata e dytë ishte nga miku im (kryeministri hungarez Viktor) Orban, i cili më tha të njëjtën gjë”. Ata u ngatërruan keq me atë që bënë në Sarajevë. Ata janë krejtësisht naivë. Më duhet t'ju them se këtë e kemi pritur si arsye për veprim politik, pra një reagim. Sot nuk e keni më Bosnjën dhe Hercegovinën që keni imagjinuar. Ne ju ofrojmë një Bosnjë dhe Hercegovinë kushtetuese. Ju keni një kohë shumë të shkurtër për të pranuar një Bosnjë dhe Hercegovinë kushtetuese”, tha Dodik.

Të këshilluara

Avokati: lir Meta mund të lirohet nesër

Avokati i kreut të PD Sali Berisha, por dhe kreut të PL, Ilir Meta, i cili ndodhet në burg, ka dhënë një deklaratë për mediat, ku u shpreh se në lidhje me Beris...

19:31

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI