Flash

Kërcënoi me armë zjarri një person, policia e Shkodrës shpall në kërkim autorin

Lapsi.al 25 February 2025
Kërcënoi me armë zjarri një person, policia e Shkodrës

Një 33-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia në Shkodër pasi pas sherrit ka kërcënuar me armë zjarri një person tjetër. Pas rastit 30-vjeçari e ka denoncuar në polici dhe autori është shpallur në kërkim.

Sipas policisë, rreth orës 19:20, shtetasi R. P., 30 vjeç, ka njoftuar Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, se gjatë një konflikti të çastit, është kanosur me armë zjarri nga një shtetas.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Në vijim të veprime kanë bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar, shtetasin Gj. S., 33 vjeç.

Shërbimet e Policisë vijojnë punën për kapjen e tij, ndërsa grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Të këshilluara

Ndahet nga jeta këngëtarja Roberta Flack

Këngëtarja Roberta Flack e njohur më së shumti për këngën "Killing Me Softly With His Song", ka ndërruar jetë në moshën 88 vjeçare. “Ne jemi të lënduar që e ...

20:37

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI