Flash

Ursula von der Leyen: Ukraina mund të anëtarësohet në BE para vitit 2030

Lapsi.al 24 February 2025
Ursula von der Leyen: Ukraina mund të anëtarësohet në BE

Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen është shprehur se procesi i pranimit të Ukrainës në Bashkimin Evropian bazohet në merita dhe duhet të jetë i dobishëm si për vendin kandidat ashtu edhe për BE. Von der Leyen gjatë konferencës për shtyp u shpreh se Ukraina mund t’i bashkohet bllokut para vitit 2030 nëse vazhdon reformat e saj me ritmin aktual.

"Ukraina po ecën mirë dhe mund të pranohet më herët se 2030 nëse vendi vazhdon me këtë shpejtësi dhe këtë cilësi", tha ajo.

Ursula von der Leyen, duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me heqjen e sanksioneve kundër Rusisë nëse arrihet një marrëveshje paqeje, tha se ato (sanksionet) nuk do të përfundojnë nëse Moska nuk demonstron gatishmëri për të krijuar një paqe të qëndrueshme në Ukrainë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI