Flash

Shisnin drøgë afër shkollave në Kavajë/ Goditet grupi kriminal, në pranga 13 persona

Lapsi.al 24 February 2025
Shisnin drøgë afër shkollave në Kavajë/ Goditet grupi

Një organizatë e trafikut të drogës është goditur nga policia e Durrësit gjatë 24 orëve të fundit, në  operacionin e koduar “Winter”. Në pranga kanë rënë 13 persona, një është vënë nën hetim ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe individualisht, shitnin doza kokaine dhe kanabisi, në zona të ndryshme të Kavajës, kryesisht afër shkollave.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 80 doza kokaine, 620 doza kanabisi, 2 peshore elektronike, pajisje për presimin e lëndëve narkotikëve dhe ndarjen e tyre në doza, shuma parash në euro dhe lekë dhe 19 celularë

Gjithashtu gjatë operacionit u sekuestruan 3 silenciatorë, 1 jelek antiplumb dhe pajisje për modifikimin e armëve të zjarrit, që u gjetën në një ambient në Kavajë, që dyshohet se ishte përshtatur për modifikimin e armëve të zjarrit.

 

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë fillimjave

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do të blihet me 98.7 lekë dhe do të shitet me 99.4 lekë, ndërsa një dollar do blihet me 93.8 lekë dhe do shitet m...

08:11

Të shtëna me armë në Kamëz

Një atentat ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kamëz. Mësohet se nje makinë ka qëlluar me armë zjarri ne drejtim të një makine tjetër. Shkaku i të shtënave me a...

23:16

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI