Flash

Liderët europianë dhe Kanadaja vizitë në Kiev

Lapsi.al 24 February 2025
Liderët europianë dhe Kanadaja vizitë në Kiev

Mbushen sot plot 3 vite që nga dita kur Rusia nisi luftën e saj në Ukrainë më 24 shkurt të 2022-shit.

E në një luftë të dominuar nga të papriturat, pakkush e imagjinonte se viti i tretë i luftës së Ukrainës do të vinte në dyshim sigurinë e të gjithë Evropës.

Kjo pasi shumë prej parimeve themelore janë shembur në këtë luftë. Statusi i superfuqisë ushtarake të Rusisë është dobësuar dhe rrethi i brendshëm i Kremlinit kapërceu një kryengritje. Dronët kanë ndryshuar përgjithmonë luftën dhe i kanë bërë magazinat e tankeve pothuajse të padobishme.

Në tre vitet që kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë, Ukraina ka humbur kontrollin e rreth 11% të tokës së saj, duke arritur të rifitojë disa falë ndihmës ushtarake nga aleatët e saj perëndimorë. Mijëra persona kanë humbur jetën prej luftës, si dhe qindra mijëra të tjerë janë plagosur.

Rreth 8 milionë ukrainas janë zhvendosur brenda vendit dhe më shumë se 8.2 milionë janë larguar nga Ukraina deri në prill 2023, duke krijuar kështu krizën më të madhe të refugjatëve në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Shumë prej liderëve europianë dhe Kanadaja kanë mbërritur mëngjesin e kësaj të hëne (24 shkurt) në Kiev në kuadër të përvjetorit të tretë të pushtimit rus.

Liderët europianë, mes të cilëve edhe Presidentja e Komsionit Europian Ursula von derLeyen, dhe kryeministri kanadez Justin Trudeau, janë pritur nga Ministri i Jashtëm ukrainas Andrii Sybiha dhe shefi i kabinetit të presidentit Andrii Yermak.

Të këshilluara

Shpërthim në konsullatën ruse në Marsejë

Një shpërthim u dëgjua sot pranë konsullatës ruse në Marsejë në Francën jugore dhe zjarrfikësit shkuan në vendngjarje. Policia franceze nuk ishte në gjendje ...

10:11

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI