Flash

Depozitimet automatike të parasë cash në 2024 i kaluan një milion

Lapsi.al 24 February 2025
Depozitimet automatike të parasë cash në 2024 i kaluan një

Klientët e sistemit bankar kryen më shumë se një milion depozitime të parasë në bankomate vitin e kaluar. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë treguan se depozitimet automatike të parasë vitin e kaluar shënuan përsëri një rritje të shpejtë, duke kaluar për herë të parë pragun e një milion veprimeve. Konkretisht, numri i depozitimeve arriti në 1 milion e 31 mijë, me një rritje prej 34% krahasuar me një vit më parë.

Ndërsa vlera totale e depozitimeve arriti në 50 miliardë lekë, me një rritje prej 32% krahasuar me një vit më parë. Rritja e përdorimit të këtij shërbimi po shoqërohet edhe me zgjerimin e teknologjisë së nevojshme për ofrimin e tij.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se numri i pajisjeve ATM që mundësonin depozitimin e parasë cash në fund të vitit 2024 arriti në 396, me një rritje prej 7% krahasuar me një vit më parë. Tashmë, 39% e numrit të përgjithshëm të ATM-ve në vend ofrojnë shërbimin e depozitimit të parasë cash.

Shtimi i ATM-ve me funksion depozitimin e parasë ka një rol të rëndësishëm për transformimin e shërbimeve bankare dhe për shkurtimin e kohës së marrjes së tyre nga publiku. Pagesat cash në arkë kanë qenë dhe pjesërisht ngelen një nga arsyet kryesore të fluksit të klientëve në degët e bankave.

Automatizimi i këtij shërbimi nëpërmjet ATM-ve ndikon ndjeshëm në uljen e ngarkesës, pakësimin e radhëve dhe përdorimin e degëve të bankave vetëm për ato raste ku ofrimi i shërbimit nga stafi është i domosdoshëm.

Në fund të vitit të kaluar, sektori bankar shqiptar ofronte shërbim nëpërmjet 1011 ATM-ve aktive, në rritje me 9.3% krahasuar me një vit më parë.

Numri i ATM-ve pati rënë në periudhën 2015-2019, sidomos për shkak të uljes së numrit të degëve, por edhe për shkak të pakësimit të numrit të përgjithshëm të bankave tregtare.

Por, duke filluar nga viti 2020, edhe nën shtysën e pandemisë, bankat shtuan numrin e ATM-ve (kryesisht të vendosura në mjedise jashtë degëve), me qëllim lehtësimin e flukseve të operacioneve në sportele.

Paralelisht, shtimi i ATM-ve po shoqërohet edhe me përditësim të teknologjisë dhe të shërbimeve të ofruara prej tyre. Rritja e numrit të tyre duket se është ende e nevojshme për të plotësuar nevojat e një shoqërie me përdorim të lartë të parasë cash.

Megjithëse prqindja e veprimeve me cash-in është në rënie graduale vit pas viti, por sidoqoftë ngelet dominuese kundrejt numrit total të veprimeve që shqiptarët kryejnë me karta bankare.

Vitin e kaluar 52% e veprimeve me karta bankare ishin tërheqje apo depozitime të parasë cash, por pesha e këtyre veprimeve ishte në rënie nga niveli prej 58% i vitit 2023.

Edhe në vlerë monetare, pesha e veprimeve me paranë cash ka pësuar një rënie të lehtë, në 82% të volumit të përgjithshëm të transaksioneve me kartë, nga 84% që kishte qenë një vit më parë./MONITOR

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë fillimjave

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do të blihet me 98.7 lekë dhe do të shitet me 99.4 lekë, ndërsa një dollar do blihet me 93.8 lekë dhe do shitet m...

08:11

Të shtëna me armë në Kamëz

Një atentat ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kamëz. Mësohet se nje makinë ka qëlluar me armë zjarri ne drejtim të një makine tjetër. Shkaku i të shtënave me a...

23:16

Përkeqësohet shëndeti i Papa Françeskut

Vatikani ka njoftuar se gjendja shëndetësore e Papa Françeskut është përkeqësuar. Sipas Vatikanit, Papa ka bërë transfuzion gjaku dhe gjendja e Atit të Shenjtë ...

20:25

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI