Flash

Kush fitoi dhe kush humbi nga zgjedhjet në Gjermani

Lapsi.al 23 February 2025
Kush fitoi dhe kush humbi nga zgjedhjet në Gjermani

Zgjedhjet e së dielës në Gjermani kanë të paktën 3 fitues. Kjo është e qartë nga rezultatet e exit poll. Të parët janë Kristian Demokratët (CDU) të Friedrich Merz, të ndjekur nga Alternativa kundër emigracionit për Gjermaninë (AfD) dhe të tretët janë Partia e Majtë.

CDU po shkon drejt rreth 29% të votave dhe Merz thotë se do të fillojë punën për formimin e një koalicioni qeverisës që nesër në mëngjes. AfD është pak më pak se 20% dhe liderja Alice Weidel ka të drejtë kur pretendon për një "rezultat historik" për partinë e saj me më shumë se 9% nga zgjedhjet e 2021.

Fituesi tjetër i madh është “E majta”, e cila është rritur në mbi 8%, pjesërisht për shkak të një fushate shumë të suksesshme në mediat sociale.

Humbësit e mëdhenj janë tre partitë e qeverisë në largim: Social Demokratët (SPD) të Olaf Scholz-it, të cilët po shkojnë drejt rezultatit më të ulët historik, “Të Gjelbrit” dhe liberalët ekonomikë, FDP, të cilët mund të mos hyjnë fare në parlament.

Është shumë herët të thuhet se me kë do të përpiqet të qeverisë Merz, por parashikimet e fundit sugjerojnë se nuk do të jetë e lehtë dhe nuk duket se do të jetë e mjaftueshme mbështetja vetëm te socialdemokratët.

Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe njëkohësisht kreu i Social Demokratëve (SPD), thotë se rezultatet e zgjedhjeve janë "të hidhura" për partinë e tij, duke e quajtur atë një "humbje të rëndë".

Duke folur para mbështetësve të tij në Berlin, Scholz tha se është një moment "në të cilin ne duhet të pranojmë se kemi humbur zgjedhjet".

Në zgjedhjet e mëparshme, tha ai, partia kishte një rezultat “më të mirë” për të cilin ai ishte “përgjegjës”, duke shtuar se ky rezultat “është më i keq dhe ai është përgjegjës edhe për këtë”.

Scholz përgëzojë Friedrich Merz, liderin e CDU për fitoren dhe apeloi që asnjë forcë të mos bëjë koalicion me AfD-në. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI