Flash

Dinamika/ Policia zbardh përplasjen me armë në Kamëz

Lapsi.al 23 February 2025
Dinamika/ Policia zbardh përplasjen me armë në Kamëz

Identifikohen dhe shpallen në kërkim nga policia, personat që qëlluan me armë nga një automjet drejt një automjeti tjetër, mbrëmjen e djeshme, në Kamëz. Ata janë Dejvi Mullai, Fabion Kurti dhe Enedjo Kaci.

Në një njoftim zyrtar për mediat, policia teksa ka zbardhur ngjarjen thotë se ka sekuestruar dy automjete që dyshohet se janë përdorur nga tre shtetas të dyshuar si autorë. Gjithashtu po punohet për lokalizmin e automjeti tjetër që janë larguar autorët pasi kanë braktisur automjetet që përdorën për të qëlluar me armë drejt një automjeti tjetër.

Vijon intensivisht kontrollet për kapjen e personave të shpallur në kërkim të dyshuar si autorë të ngjarjes.

Njoftimi i plotë i policisë

Policia identifikon dhe shpall në kërkim personat që qëlluan me armë nga një automjet drejt një automjeti tjetër, mbrëmjen e djeshme, në Kamëz.

Sekuestrohen dy automjeteve që dyshohet se janë përdorur nga tre shtetas të dyshuar si autorë si dhe punohet për lokalizmin e automjeti tjetër që janë larguar autorët pasi kanë braktisur automjetet që përdorën për të qëlluar me armë drejt një automjeti tjetër.

Vijon intensivisht kontrollet për kapjen e personave të shpallur në kërkim të dyshuar si autorë të ngjarjes.

Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një automjet në lëvizje nga brenda të cilit është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tjetër, ju informojmë se:

Falë veprimeve të shpejta hetimore dhe një pune të pandërprerë është bërë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim i autorëve të dyshuar të ngjarjes, konkretisht shtetasit D. M., 24 vjeç, F. K., 24 vjeç dhe E. K., 30 vjeç, të tre banues në Kamëz.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të zonës janë gjetur dy automjete të braktisura, të cilat dyshohet se janë përdorur nga autorët për tu larguar nga vendi i ngjarjes.

Po nga veprimet e para hetimore rezulton se 3 autorët e dyshuar të ngjarjes dyshohet se janë larguar me një automjet tjetër i cili është identifikuar nga ana jonë dhe vijon puna për gjetjen e automjetit , lokalizmin dhe kapjen e tre shtetasve të shpallur në kërkim.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Të këshilluara

Moti, temperaturat zbresin në -5 gradë

Këtë të shtunë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin. Pritet një tërheqje g...

08:56

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI