Flash

Zgjedhjet në Gjermani, çfarë tregon sondazhi i fundit i Bild

Lapsi.al 22 February 2025
Zgjedhjet në Gjermani, çfarë tregon sondazhi i fundit i Bild

Më pak se 24 orë kanë mbetur nga hapja e qendrave të votimit në Gjermani. Në bazë të sondazheve të fundit, si i sotmi i gazetës Bild, Demokristianët po lëvizin nën pragun prej 30%, ndonëse në mënyrë margjinale. Kjo në vetvete e bën të vështirë formimin e një koalicioni me një parti të vetme, qoftë me socialdemokratët e kancelarit Scholz në largim, qoftë me të Gjelbërit.

Alternativa për Gjermaninë mbetet në përqindje të larta, dukshëm në vendin e dytë dhe duket se është mbi 20%, ndërkohë që sa më shumë parti të hyjnë në Parlament, i cili aktualisht duket sigurisht pesëpartiak, aq më e vështirë do të bëhet perspektiva e formimit të një koalicioni qeveritar. Skenari i një koalicioni të ri trepartiak, si ai jofunksional që ka qeverisur që nga viti 2021, duket realist.

“Çelësi” i partive në Parlament

Një parametër kyç për të përcaktuar se cili koalicion qeveritar do të duket i realizueshëm mbrëmjen e së dielës është se sa parti do të hyjnë në Parlament. Në bazë të sondazheve, përveç CDU-së , Alternativës për Gjermaninë, Social Demokratëve dhe të Gjelbërve, në Parlament po rikthehet edhe Partia e Majtë.

Megjithatë, rreth 5% janë Liberal Demokratët dhe partia e Sarah Waggeknecht, një parti e majtë me pozicione kundër emigracionit, afërsi me Rusinë, etj.

Sa më shumë parti të hyjnë në Parlament, aq më e vështirë do të jetë formimi i qeverisë. Për shembull, nëse një parti e gjashtë hyn në Parlament, konsiderohet e sigurt se për një koalicion do të kërkohen tre parti.

Në të njëjtën kohë, përqindja përfundimtare e Alternativës për Gjermaninë nuk dihet. Votuesi mesatar i AfD-së është mashkull, në moshë të mesme, me nivel arsimor dhe ekonomik relativisht të ulët dhe ndodhet në shtetet lindore të Gjermanisë.

Partia, megjithatë, ka forcuar pozicionin e saj edhe në Perëndimin gjerman, me disa sondazhe që e tregojnë atë në një prirje paksa rritëse.

Shqetësimi i shumëkujt në sistemin politik gjerman është se Alternativa për Gjermaninë mund të ketë rezerva të “fshehura”, pra votues që nuk deklarojnë se do ta votojnë, por do ta bëjnë këtë të dielën në kutinë e votimit.

Të këshilluara

Parandalohet ngjarja kriminale në Shkodër

Një ngjarje kriminale është parandaluar ditën e sotme në Shkodër. Mësohet se në pranga është vënë një 54-vjeçar, pasi pas një sherri me pronarin e një lokali, s...

14:59

Arrestohet me urdhër të GJKKO, Safet Bajri

Policia ka arrestuar të fortin e Shkodrës Safet Bajri. Arrestimi i tij ka ardhur pas urdhrit të dhënë nga GJKKO, ndërsa Bajri po transferohet në këto momente...

13:00

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI