Flash

Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy persona

Lapsi.al 22 February 2025
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy persona

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth mesnatës në rrugën provinciale 82 që lidh Acquaviva delle Fonti me Gioia del Colle. Tre makina janë përfshirë në aksident, ndërsa si pasojë kanë humbur jetën dy persona, ku një prej tyre është një 19-vjeçar shqiptar.

Sipas raportimeve të para nga mediat vendase, dy nga makinat janë përplasur me pasoja shkatërruese, ndërsa viktimat janë drejtuesit e automjeteve. I riu shqiptar ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa 44-vjeçari ka ndërruar jetë menjëherë pas mbërritjes në spital.

Shoferi i një makine të tretë, raporton Ansa, ka mbetur i padëmtuar. Grupi hetimor dhe karabinierët ndodhen në vendin e aksidentit tragjik dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të plota të përplasjes.

Të këshilluara

Parandalohet ngjarja kriminale në Shkodër

Një ngjarje kriminale është parandaluar ditën e sotme në Shkodër. Mësohet se në pranga është vënë një 54-vjeçar, pasi pas një sherri me pronarin e një lokali, s...

14:59

Arrestohet me urdhër të GJKKO, Safet Bajri

Policia ka arrestuar të fortin e Shkodrës Safet Bajri. Arrestimi i tij ka ardhur pas urdhrit të dhënë nga GJKKO, ndërsa Bajri po transferohet në këto momente...

13:00

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI