Flash

Zgjedhjet në Gjermani/ Rritet rëndësia e votës për partinë

Lapsi.al 21 February 2025
Zgjedhjet në Gjermani/ Rritet rëndësia e votës për

Më 23 shkurt, Gjermania voton për një parlament të ri. Bundestagu i ri do të jetë ndryshe nga të mëparshmit. Këto janë risitë e reformës zgjedhore që u miratua pas shumë debatesh dhe përpjekjesh të mëparshme të dështuara.

Rritet rëndësia e votës për partinë

Fleta e votimit mbetet e njëjtë. Çdo votues ka dy vota – një për një kandidat të zonës dhe një për partinë. Por rëndësia e votës së dytë, e cila përcakton listën e deputetëve të zgjedhur nga partitë, do të rritet. Numri i deputetëve kufizohet në 630, duke u zvogëluar nga 733 që ishin në Bundestagun e mëparshëm.

Nuk ka më mandate shtesë

Më parë, nëse një parti fitonte shumë mandate në zona të caktuara, por nuk kishte vota të mjaftueshme në total, ajo përfitonte vende shtesë në parlament, të quajtura në gjermanisht "Überhangmandate". Reforma tani i ka hequr këto mandate. Kandidatet dhe kandidatët që fitojnë zonat elektorale mund të hyjnë në parlament vetëm nëse votat e partisë së tyre përputhen me rezultatet përkatëse. Ky ndryshim synon të rrisë peshën e votës së dytë dhe të sigurojë përfaqësim më të drejtë.

Pragu elektoral mbetet, por me përjashtime

Pragu prej 5% mbetet në fuqi: partitë që nuk e kalojnë këtë prag nuk mund të hyjnë në Bundestag. Megjithatë, një parti që fiton të paktën tre mandate të drejtpërdrejta mund të hyjë në parlament edhe pa arritur pragun. Ky rregull siguron përfaqësim për parti që kanë mbështetje të fortë lokale, si "Die Linke" dhe "Freie Wähler".

Zgjedhjet e 23 shkurtit priten të jenë një test për këtë sistem të ri. Me një parlament më të vogël dhe më shumë fokus te vota e dytë, reforma pritet të forcojë procesin demokratik dhe të bëjë Bundestagun më efikas. Por mbetet për t'u parë nëse kjo reformë do të sjellë sfida të reja apo do të përmbushë pritshmëritë për një përfaqësim më të drejtë./ DW

Të këshilluara

Ajola Xoxa paraqitet në SPAK

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut, Erion Veliaj është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Xoxa është paraqitur në SPAK në zbatim të m...

09:13

Shkrumbohet nga flakët marketi në Durrës

Një market është përfshirë nga zjarri në Durrës. Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes në zonën e Plepave, ku flakët kanë shkrumbuar totalisht biznesin. ...

08:53

Këmbimi valutor për këtë të premte

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar euro do të blihet me 98.7 lekë dhe do të shitet me 99.4 lekë, ndërsa një dollar do blihet me 94 lekë dhe do shitet me 95 l...

08:12

GJKKO refuzon kërkesën e Ajola Xoxës

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka refuzuar një tjetër kërkesë të bashkëshortes së kryebashkiakut Veliaj, Ajola Xoxës, e cila kundërshtonte kontrollet e By...

14:53

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI