Flash

Zbulohen detajet/ Si e arrestoi RENEA Safet Bajrin

Lapsi.al 21 February 2025
Zbulohen detajet/ Si e arrestoi RENEA Safet Bajrin

Të tjera detaje janë zbardhur nga arrestimi i Safet Bajrit mesditën e sotme. Mësohet se atij iu dërgua një flet thirrje nga BKH që të paraqitej për ADN dhe dëshmi.

Ndërkohë gjatë bisedës më policinë, Safet Bajri i tha uniformave blu se nuk kishte makinë të blinduar.

Policia i tha se do shkonin ne komisariatin e Shkodrës për to marrë ADN.

Ai u paraqit bashke më avokatin Sokol Tahiraj, por teksa priste RENEA zbarkoi aty dhe e shtriu përtokë duke i vënë prangat.

Në policinë e Tiranës atij iu komunikua edhe masa e sigurisë arrest me burg për vrasjen e Fatbardh Licit, ngjarja e ndodhur në 2018.

Sipas njoftimi të SPAK, Safet Bajri bashkë me Behar Bajrin dhe Astmer Bilalin organizuan dhe vranë Fatbardh Licin, për të marrë hak për vrasjen e ish-policit Boran Bërçana.

Ky i fundit Bërçana dyshohej se kishte lidhje me grupin Bajri dhe sipas SPAK Behar Bajri i atribuon vrasjen e Boran Berçanës, Ibrahim Licit, dhe për këtë ka vrarë për hakmarrje Fatbardh Licin.

Vrasja e Berçanës ndodhi më 15 korrik të vitit të 2018 dhe nuk është zbardhur, ndërsa u ekzekutua në makinë bashkë me partneren Silvi Ndoci.

Të këshilluara

(VIDEO) Berisha si kaubojs në zyrë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shfaqur krejt ndryshe në zyrën e tij. Ai ka pozuar me një kapele kaubojsi, që e ka marrë dhuratë nga një shqi...

17:02

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI