Flash

Vrasja e Fatbardh Licit në 2018, dyshimet se u ekzekutua nga Bajrat

Lapsi.al 21 February 2025
Vrasja e Fatbardh Licit në 2018, dyshimet se u ekzekutua nga Bajrat

Në foto është momenti ku Safet Bajri mbërrin në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, i shoqëruar nga dy furgonë të forcave speciale RENEA dhe me duart e prangosura.

Teksa zbret nga furgoni dhe nën shoqërinë e policisë, Bajri shfaqet i buzëqeshur para kamerave.

Ai është futur në ambientet e policisë, aty ku mendohet se do të vijojë procesi i marrjes në pyetje për akuzat e ngritura ndaj tij.

Një nga ngjarjet për të cilat ai akuzohet, është vrasja e Fatbardh Licit, në 2018, në Shkodër. Sipas burimeve pranë SPAK dyshohet së Safet Bajri dhe Asmer Bilali, në bashkëpunim dhe me një person të tretë, kanë kryer vrasjen e Fatbardh Licit.

Kush ishte Fatbardh Lici dhe si u ekzekutua?

Fatbardh Lici, u vra me breshëri plumbash në 10 gusht 2018, teksa ndodhej në kafe në Shkodër.

Ngjarja ndodhi rreth orës 7 e 30 minuta të mëngjesit në periferi të qytetit, në lagjen “Kiras”.

Viktima, 53-vjeç, ka qenë duke pirë kafe në shoqërinë e dy personave të tjerë kur nga një mjet tip “Benz”, pa targa, ka dalë një person që ka qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të tij, duke e lënë të vdekur në vend.

Fatbardh Lici ishte kunat i Lulëzim Kullës, ku ky i fundit i shpëtoi atentatit me tritol në 13 Janar 2018. Dyshimet ishin përforcuar edhe më tej, se mes familjes Bajri dhe Lici kishte nisur lufta.

Edhe pse hetuesit u treguan të kujdesshëm për të mos dalë në konkluzione të pavërteta, fisi Bajri lakohej për këto ngjarje kriminale. Ndërkohë, dëshmitë e të afërmve të Licit nuk ndihmuan për të mbështetur dyshimet e hetuesve, se sulmi po vinte nga Bajrat.

Fatbardh Lici ishte i skeduar në Policinë e Shtetit, për dyshimet e një vrasjeje në pritë, në vitin 2011, të Astrit Kurmemaj, edhe ky gjithashtu i dënuar për vrasje. Por kjo pistë u rrëzua, pasi familjarë të Kurmemaj u panë në funeralin e Licit.

Vrasja e Fatbardh Licit, u hetua si pjesë e zinxhirit të vrasjeve që ndodhën në Shkodër gjatë këtyre muajve të 2018-ës. Gjithçka që policia mund të bënte ishte të ndiqte gjurmët dhe të studionte krimet në zinxhir për të ngritur pista drejt së vërtetës që nuk u gjet kurrë.

Pjesëtarë të familjes Bajri kishin qenë në vëzhgim prej të paktën gjashtë muajsh. Madje, ata mbikëqyreshin me dronë në lagjen e tyre.

Por, provat që t’i implikonin Bajrat në krimet me Licët, mungonin. Edhe pse policia mbante nën vëzhgim persona të konsideruar të rrezikshëm, do të vijonin të ndodhnin të tjera ngjarje.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI