Flash

Raportet e inteligjencës: Putin pritet të shpallë fitoren ndaj Ukrainës më 24 shkurt

Lapsi.al 21 February 2025
Raportet e inteligjencës: Putin pritet të shpallë fitoren ndaj

Rusia po përgatitet të shpallë fitoren në luftën me Ukrainën brenda disa ditësh, mes një përplasjeje publike mes Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky.

Sipas agjencisë ushtarake të inteligjencës së Kievit, GUR Vladimir Putin pritet ta paraqesë shpalljen e fitores jo vetëm si një triumf ndaj Ukrainës, por edhe ndaj NATO-s duke e portretizuar konfliktin si një disfatë më të gjerë për Perëndimin.

E hëna shënon përvjetorin e tretë të luftës së shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës, megjithëse origjina e konfliktit daton që nga viti 2014, kur Putin aneksoi Krimenë dhe mori nën kontroll pjesë të rajoneve lindore të Ukrainës, Donetsk dhe Luhansk.

“Rusia po përgatitet të shpallë një të ashtuquajtur ‘fitore’ në luftën kundër Ukrainës në një datë simbolike – 24 shkurt 2025, përvjetorin e tretë të fillimit të luftës në shkallë të gjerë.

Madje, këto plane mund të përfshijnë edhe një ‘fitore ruse ndaj NATO-s’, pasi propaganda ruse e ka paraqitur prej kohësh luftën kundër Ukrainës si një luftë kundër Aleancës.” tha sot agjencia GUR.

Ky zhvillim – nëse ndodh – vjen mes përpjekjeve të fuqishme për t’i dhënë fund luftës, të udhëhequra nga Donald Trump dhe administrata e tij, por me frikën në Europë dhe Ukrainë se një marrëveshje do t’i japë avantazh Rusisë, duke e shpërblyer Putinin për agresionin e tij ushtarak.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI