Flash

Inceneratori i Tiranës/ Shtyhet seanca, shkak mungesa e një prej avokatëve mbrojtës

Lapsi.al 21 February 2025
Inceneratori i Tiranës/ Shtyhet seanca, shkak mungesa e një prej

Seanca gjyqësore në GJKKO për çështjen e Inceneratorit të Tiranës është shtyrë për më 4 mars në orën 13:30, për shkak të mungesës së avokatit mbrojtës të të pandehurit Jetmir Llapaj. Në seancën e sotme, nga të pandehurit ishte i pranishëm vetëm Bledar Karoli.

SPAK kaloi për gjykim dosjen e inceneratorit të Tiranës më 13 dhjetor 2024 ndërsa në datë 2 gusht 2024, Prokuroria e Posaçme njoftoi zyrtarisht mbylljen e hetimeve për 12 personat e akuzuar.

Në këtë çështje, të pandehur janë ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, ish-deputeti Alqi Bllako, ish-drejtori i Punëve Publike në bashkinë e Tiranës Taulant Tusha, si dhe disa zyrtarë të tjerë të përfshirë në aferën e inceneratorëve. Ata akuzohen për shpërdorim detyre dhe korrupsion lidhur me ndërtimin e menaxhimin e inceneratorëve në Tiranë, Fier dhe Elbasan.

Në lidhje me Jetmir Llapajn, ai akuzohet për shpërdorim detyre dhe përfshirje në procedura të dyshimta lidhur me regjistrimin e kompanive të inceneratorëve në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Të këshilluara

Ish-drejtori i ARRSH-së paraqitet në SPAK

Ish-drejtori i ARRSH, Dashamir Gjika është paraqitur paraditen e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Gjika ka qenë dhe më parë në SPAK, më 14 mars të v...

10:09

Ajola Xoxa paraqitet në SPAK

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut, Erion Veliaj është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Xoxa është paraqitur në SPAK në zbatim të m...

09:13

Shkrumbohet nga flakët marketi në Durrës

Një market është përfshirë nga zjarri në Durrës. Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes në zonën e Plepave, ku flakët kanë shkrumbuar totalisht biznesin. ...

08:53

Këmbimi valutor për këtë të premte

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar euro do të blihet me 98.7 lekë dhe do të shitet me 99.4 lekë, ndërsa një dollar do blihet me 94 lekë dhe do shitet me 95 l...

08:12

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI