Flash

I gjejnë drogë dhe armë në shtëpi, arrestohet shqiptari në Greqi

Lapsi.al 21 February 2025
I gjejnë drogë dhe armë në shtëpi, arrestohet shqiptari

Një 24-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke, pasi u kap në një shtëpi në qendër të Lamisë me drogë dhe armë.

Gjithashtu mediat vendase bëjnë të ditur se gjatë kontrollit në banesën e tij janë gjetur dhe sekuestruar 4 pako kokaine, me një peshë totale bruto 19.7 gram, 3 pako të improvizuara që përmbajnë një sasi marijuane me një peshë totale bruto 200.5 gram, 1 pistoletë kalibër 9mm me karikator bosh, shufër metalike e palosshme, shuma prej 150 euro, 2 celulare si dhe një mori ambalazhesh bosh najloni.

Hetimi paraprak u krye nga Nëndrejtoria e Prokurorisë dhe Hetimit të Krimit Lamia, ndërsa i arrestuari do të dërgohet në Prokurorinë e Shkallës së Parë.

Të këshilluara

Aksident në Librazhd, dy të plagosur

Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të premte në fshatin Dragostunjë në Librazhd. Një automjeti tip Hundai, me drejtues Edmond Terovën, është për...

17:40

Rama në Fier, mbledh strukturat e PS

Edi Rama ka mbërritur pasditen e sotme në qytetin e Fierit, aty ku pritet të zhvillojë një takim me Asamblenë Socialiste të Qarkut. Rama është shoqëruar edhe...

19:29

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI