Flash

Berisha: Ëngjëll Agaçi arratiset për t'i shpëtuar arrestimit

Lapsi.al 21 February 2025
Berisha: Ëngjëll Agaçi arratiset për t'i

Sali Berisha ka denoncuar mbrëmjen e kësaj të premte se Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi është arratisur për t’iu shmangur arrestimit të mundshëm.

Në një reagim në rrjete sociale, Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari dixhital, i cili shkruan se Agaçi është arratisur pasi është larguar jashtë me pretekstin se do të mjekohej, por në të vertetë ai është larguar me urdhër të kryeministrit Edi Rama.

Po ashtu në denoncimin e mbërritur tek kreu i PD-së, theksohet se janë sekuestruar një mori me dokumenta në Kryeministri, ndërsa thuhet se vendin e Agaçit e ka zënë Vilma Guri.

Postimi i Berishës:

Don Agaçio arratiset! Ai zëvendësohet nga Vilma Guri. Arratisja është bërë me urdhër të Ramës. Ai do arrestohej ndaj iku për kurim! Lexoni denoncimin e qytetarit dixital!

Si je Doktor! Po te jap nje info! Sekretari i pergjithshem i Kryeministrit Agaci ka ikur nga KM dhe eshte zvendesuar e komanduar Vilma Guri, eshte larguar me preteksin per tu kuruar jasht po ne ambiente e brendeshme flasin qe ka ikur per te mbrojtur veten.

Ne koridoret dhe zyrtat e kryeministris ndjehet tringllime hekurash. Nuk punon njeri, ka tmerr. Jane sekuestruar me kujntal dokumenta.Klm

Të këshilluara

Rama në Fier, mbledh strukturat e PS

Edi Rama ka mbërritur pasditen e sotme në qytetin e Fierit, aty ku pritet të zhvillojë një takim me Asamblenë Socialiste të Qarkut. Rama është shoqëruar edhe...

19:29

(VIDEO) Berisha si kaubojs në zyrë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shfaqur krejt ndryshe në zyrën e tij. Ai ka pozuar me një kapele kaubojsi, që e ka marrë dhuratë nga një shqi...

17:02

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI