Flash

Alarmi për bombë/ Reagon shkolla "Turgut Ozal": Lajmi rezultoi i rremë

Lapsi.al 21 February 2025
Alarmi për bombë/ Reagon shkolla "Turgut Ozal": Lajmi

Shkolla private "Turgut Ozal" ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale se alarmi ka rezultuar i rremë dhe se situata është nën kontroll, e qetë dhe në bashkëpunim të plotë me Policinë e Shtetit.

"Shkolla njofton të gjithë prindërit, nxënësit dhe dashamirët se situata është nën kontroll, e qetë dhe në bashkëpunim të plotë me policinë e shtetit. Janë marrë të gjitha masat e sigurisë sipas protokollit në raste emergjence, pavarësisht se lajmi rezultoi i rremë. Falënderojmë Policinë e Shtetit për gadishmërinë dhe profesionalizmin! Falënderojmë të gjithë stafin e shkollës si dhe prinderit tane për korrektësinë dhe bashkëpunimin!", thuhet në njoftimin e shkollës.

Alarmi për bombë u ngrit pasi një mësuese kujdestare u ka nisur një mesazh prindërve të nxënësve të shkollës private "Turgut Ozal”. Në mesazh shkruhet se në shkollë është dërguar një email dhe duhet që nxënësit të largohen për në shtëpi.

Të këshilluara

Arrestohet me urdhër të GJKKO, Safet Bajri

Policia ka arrestuar të fortin e Shkodrës Safet Bajri. Arrestimi i tij ka ardhur pas urdhrit të dhënë nga GJKKO, ndërsa Bajri po transferohet në këto momente...

13:00

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI