Flash

Vràsja e Briken Sanajt te Kodra e Diellit, ekstradohet nga Gjermania 42-vjeçari

Lapsi.al 20 February 2025
Vràsja e Briken Sanajt te Kodra e Diellit, ekstradohet nga Gjermania

Interpol Tirana ka ekstraduar nga Gjermania në Shqipëri 42-vjeçarin Vladimir Kola, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e Briken Sanajt. I dyshuari u arrestua në prill 2024 gjatë operacionit “Versus”, pas bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe autoriteteve gjermane.

Gjykata e Tiranës kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” që në nëntor 2022. Ai akuzohet se më 30 tetor 2022, në kompleksin "Kodra e Diellit", në bashkëpunim me persona të tjerë, ka ekzekutuar me armë zjarri shtetasin Briken Sanajn.

Të paktën katër persona dyshohet se morën pjesë në atentatin e 30 tetorit të 2022-it. Dy atentatorët u futën në rezidencë pasi çanë rrethimin e jashtëm, qëlluan Briken Sanaj nga një distancë të afërt, nga një vend poshtë një peme ulliri. Të ndihmuar nga një person i tretë, u larguan me shpejtësi me makinën, të cilën e dogjën. Personi i katërt ka pasur rol vëzhgues.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI