Flash

U kërcënua me jetë nga “Ben Qimja”, merret në mbrojtje gjyqtari i Fierit

Lapsi.al 20 February 2025
U kërcënua me jetë nga “Ben Qimja”, merret në

Merret në mbrojtje gjyqtari i Fierit, Vladimir Cjapi, pas kërkcënimeve me jetë që kishte marrë nga Arben Isufi, i njohur si “Ben Qimja” (në foton lart).

Burime për mediat bëjnë me dije se paraditen e sotme Këshilli për Mbrojtjen e Magjistratëve vendosi t’i ofrojë gjyqtarit mbrojtje të posaçme për një periudhë 6-mujore.

Vendimi është marrë nga komisioni përkatës, ku marrin pjesë përfaqësues të KLGJ-së, Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës.

Pas kërcënimeve ndaj gjyqtarit, policia ka kryer kontrolle në banesat dhe ambientet që janë në pronësi të “Ben Qimes” ku u gjetën 1 pistoletë, 2 targa të huaja, jelek të policisë, 2 pajisje DVR, 6 celularë dhe dokumente zyrtarë. Sipas Policisë së Fierit, këto sende të sekuestruara do t’i shërbejnë hetimit.

55-vjeçari është shpallur në kërkim për veprat penale “Kanosja e gjyqtarit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, ndërsa në të gjithë qytetin e Fierit po kryhen kontrolle intensive për kapjen e tij.

Të këshilluara

Aksident në Këlcyrë, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor në hyrje të qytetit të Këlcyrës, ku një automjet që drejtohej nga një 35 vjeçar është përplasur me një ...

19:15

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI