Flash

Rama: Nuk hetohet me metodat e Sigurimit të Shtetit, të ndalet survejimi në territor

Lapsi.al 20 February 2025
Rama: Nuk hetohet me metodat e Sigurimit të Shtetit, të ndalet

Kryeministri Edi Rama, në një bashkëbisedim të drejtpërdrejtë me qytetarët në rrjetet sociale tha se drejtësia nuk mund të hetoj me metoda të Sigurimit të Shtetit dhe uroj që kjo të jetë një lajthitje e momentit dhe të ndalet survejimi në territor.

"Ka gjëra negative, por edhe gjëra pozitive. Kur shkatërrohet jeta e një njeriu për budallallëk profesional është e tepruar. Nuk mund të hetohet me metoda të Sigurimit të Shtetit, synojmë të kemi drejtësi të pavarur dhe të standardeve europiane. Unë uroj të jetë një lajthitje e momentit dhe të ndalet survejimi në territor. Pushtetet të ndara dhe patjetër edhe në mënyrë shumë të vendosur, sepse nuk mund të cenohen të drejtat e pushtetit ekzekutiv, nuk mund të cenohet e drejta për të marrë vendime, nuk mundet të trysnohet administrata e shtetit, nuk mund dot të paragjykohet dhe një gjë tjetër: nuk mund të survejohen partitë politike në një proces elektoral.

Nuk mund të kthehemi në kohë të errëta, sa kush merret me politikë të survejohet. Drejtësia duhet mbështetur fuqimisht, që të bëjë punën e vet. Secili është në punën e vet, ne kemi punën tonë dhe nuk duhet të ndërhyjmë tek njëri-tjetri. Por, duhet të luftojmë të gjithë për drejtësi profesionale", tha Rama.

Të këshilluara

BE vendos sanksione të reja kundër Rusisë

Bashkimi Evropian ka rënë dakord për vendosje të një raundi të ri sanksionesh kundër Rusisë. Ky vendim vjen një ditë pas bisedimeve SHBA-Rusi në Riad për paq...

14:05

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI