Flash

Protestojnë banorët e Rrestej: Të rregullohet rruga që lidh qytetin me fshatrat

Lapsi.al 20 February 2025
Protestojnë banorët e Rrestej: Të rregullohet rruga që lidh

Banorët e fshatit Rrestej në Rrogozhinë janë ngritur në protestë, duke kërkuar zbatimin e premtimeve për rregullimin e rrugës që lidh Rrogozhinën me disa fshatra.

Sipas tyre, projekti për rehabilitimin e kësaj rruge është miratuar me një fond prej 61 milionë lekësh të vjetra, por në dokumentacion është regjistruar një emër tjetër rruge, “Sinaballë-Rrogozhinë”.

Protestuesit shprehen të revoltuar pasi, pavarësisht se fondet janë miratuar, punimet nuk kanë nisur as në rrugën që ata kërkojnë dhe as në atë që figuron në dokumente.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI