Flash

GJKKO refuzon kërkesën e Ajola Xoxës

Lapsi.al 20 February 2025
GJKKO refuzon kërkesën e Ajola Xoxës

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka refuzuar një tjetër kërkesë të bashkëshortes së kryebashkiakut Veliaj, Ajola Xoxës, e cila kundërshtonte kontrollet e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) në një ambient në Sky Toëer, që mbrojtja e saj e konsideron si magazinë. Mes kërkesave të Xoxës ishte edhe ajo për kthimin e një celularit, e cila është rrëzuar edhe më parë nga gjykata.

Telefoni Xoxës u sekuestrua nga SPAK nga hetimet e dosjes "Veliaj", ku rezultonte se Xoxa ishte e përfshirë në skema abuzimesh me fondet publike. Prokuroria e Posaçme e akuzon Xoxën për “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Xoxa është lënë në masën e sigurisë "Detyrim Paraqitje". Fillimisht ndaj saj u vendos masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, ndërsa pas seancës së vlerësimit të masës, GJKKO vendosi “detyrim paraqitje”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI