Flash

Digjen disa lokale në Prishtinë/ Autoritet: Shkaqet mister

Lapsi.al 20 February 2025
Digjen disa lokale në Prishtinë/ Autoritet: Shkaqet mister

Policia e Kosovës ka konfirmuar se në mëngjesin e së enjtes janë djegur disa lokale në rrugën “Ilaz Agushi” në Prishtinë. Kjo rrugë gjendet afër tregut të gjelbër. Policia i ka thënë Radios Evropa e Lirë se në vendngjarje kanë dalë policia dhe zjarrfikësit dhe që nuk raportohet për persona të lënduar. Malë Gashi, ushtrues detyre i komandantit të brigadës së zjarrfikësve në Prishtinë, ka thënë për mediat se zjarri ka përfshirë gjashtë biznese – kafene, qebaptore, ato për shitje të pemëve dhe perimeve, si dhe të pajisjeve elektronike.

“Dëmet janë të mëdha, por me atë do të merren inspektorët për vlerësim”, ka thënë ai.

Gashi ka thënë se nuk dihet ende shkaktari i zjarrit. Në fundjavë është raportuar edhe për djegien e një hotel-restoranti në Brezovicë, ndërsa më herët gjatë këtij muaji ishte raportuar edhe për djegien e ndërtesës së një klubi nate në kryeqytet.

Policia pati thënë për mediat lokale se në koordinim me prokurorinë ka ndërmarrë veprime hetimore për të sqaruar rrethanat e rastit./ REL

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI