Flash

Arrestimi i Veliajt/ Rama: Uroj të jetë një lajthitje

Lapsi.al 20 February 2025
Arrestimi i Veliajt/ Rama: Uroj të jetë një lajthitje

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sërish sot një bashkëbisedim me komentuesit në rrjetet sociale ku tha se drejtësia po heton me metoda të Sigurimit të Shtetit. Duke nënkuptuar arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliajt, por njëherësh duke folur për zgjedhjet e 11 majit, Rama tha se uron që jetë një lajthitje e momentit dhe të ndalet survejimi në territor. Ai shtoi se drejtësia duhet mbështetur fuqimisht, që të bëjë punën e vet profesionale.

"Ka gjëra negative, por edhe gjëra pozitive. Kur shkatërrohet jeta e një njeriu për budallallëk profesional është e tepruar. Nuk mund të hetohet me metoda të Sigurimit të Shtetit, synojmë të kemi drejtësi të pavarur dhe të standardeve europiane. Unë uroj të jetë një lajthitje e momentit dhe të ndalet survejimi në territor.

Nuk mund të kthehemi në kohë të errëta, sa kush merret me politikë të survejohet. Drejtësia duhet mbështetur fuqimisht, që të bëjë punën e vet. Secili është në punën e vet, ne kemi punën tonë dhe nuk duhet të ndërhyjmë tek njëri-tjetri. Por, duhet të luftojmë të gjithë për drejtësi profesionale", tha Rama.

Të këshilluara

BE vendos sanksione të reja kundër Rusisë

Bashkimi Evropian ka rënë dakord për vendosje të një raundi të ri sanksionesh kundër Rusisë. Ky vendim vjen një ditë pas bisedimeve SHBA-Rusi në Riad për paq...

14:05

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI