Flash

Tentoi të shiste armë zjarri, arrestohet 26-vjeçari dhe bashkëpunëtori i tij

Lapsi.al 19 February 2025
Tentoi të shiste armë zjarri, arrestohet 26-vjeçari dhe

Policia ka arrestuar dy persona në Tiranë, në kuadër të operacionit të koduar “Flagranca”, për goditjen e një rasti të tentativës për të shitur armë zjarri.

Në vendin e quajtur “Zogu i Zi”, policia ka ndaluar automjetin me drejtues një 37-vjeçar dhe pasagjer një 26-vjeçar.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën 26-vjeçarit, një armë zjarri pistoletë me krehër me fishekë, që dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen në Tiranë.

Në momentin e ndalimit të automjetit, 37-vjeçari ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë dhe ka tentuar të largohet.

Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se 26-vjeçari ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja”. Vijojnë hetimet për dokumentimin e këtij rasti dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të dyshuar të përfshirë.

Të këshilluara

Kursi i këmbimit valutor, 19 shkurt 2025

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do të blihet me 98.8 lekë dhe do të shitet me 99.5 lekë, ndërsa një dollar do blihet me 94.3 lekë dhe do shitet m...

08:08

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI