Flash

Operacioni antidrogë/ Arrestohet një person i shpallur në kërkim

Lapsi.al 19 February 2025
Operacioni antidrogë/ Arrestohet një person i shpallur në

Një 27-vjeçar i shpallur në kërkim dje nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, është arrestuar në Gjirokastër. Mësohet se 27-vjeçari është me masë sigurie “Arrest në burg”, nga Gjykata e Tiranës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi dyshohet se ka shitur lëndë narkotike Kokainë, Heroinë, Ekstazi dhe Cannabis Sativa, në zona të ndryshme të qarkut Tiranë.

Njoftimi:

Gjirokastër

Lokalizohet dhe arrestohet në Tepelenë, një 27-vjeçar i shpallur në kërkim dje nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Blic 34”.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të inteligjencës policore, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim dje, për llogari të DVP Tiranë, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin Operacional të DVP Gjirokastër dhe me Komisariatin e Policisë Tepelenë, ndaloi në Tepelenë, shtetasin G. G., 27 vjeç.

27-vjeçari është me masë sigurie “Arrest në burg”, nga Gjykata e Tiranës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi dyshohet se ka shitur lëndë narkotike Kokainë, Heroinë, Ekstazi dhe Cannabis Sativa, në zona të ndryshme të qarkut Tiranë. Veprimet e mëtejshme procedurale për shtetasin G. G., do të kryhen nga DVP Tiranë.

Të këshilluara

Nëna e Ajola Xoxës paraqitet në SPAK

Nëna e Ajola Xoxës, Valbon Xoxa është paraqitur në SPAK paraditen e sotme. Paraqitja e Valbona Xoxës në Prokurorinë e Posaçme mund të lidhet me hetimin ndaj vaj...

09:41

Kursi i këmbimit valutor, 19 shkurt 2025

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do të blihet me 98.8 lekë dhe do të shitet me 99.5 lekë, ndërsa një dollar do blihet me 94.3 lekë dhe do shitet m...

08:08

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI