Flash

Musk sulmon Zelenskyn: Ai nuk mund të pretendojë se përfaqëson vullnetin e ukrainasve

Lapsi.al 19 February 2025
Musk sulmon Zelenskyn: Ai nuk mund të pretendojë se

Pas Donald Trump dhe J.D. Vance, aleati i ngushtë i presidentit të ri amerikan nis një sulm ndaj Volodymyr Zelensky. Elon Musk përmes një postimi në Twiter tha se Zelensky nuk mund të pretendojë se përfaqëson vullnetin e popullit të Ukrainës, nëse nuk rikthen lirinë e shtypit dhe nuk ndalon anulimin e zgjedhjeve.

“Zelensky nuk mund të pretendojë se përfaqëson vullnetin e popullit të Ukrainës, nëse nuk rikthen lirinë e shtypit dhe nuk ndalon anulimin e zgjedhjeve!” shkroi Elon Musk në Twitter.

Musk gjithashtu tha se në SHBA zgjedhjet mbaheshin edhe gjatë kohërave të luftës.

"Në Amerikë, ne mbajmë zgjedhje presidenciale çdo katër vjet edhe në kohë lufte. Kemi mbajtur zgjedhje gjatë luftës civile. Ne mbajtëm zgjedhje gjatë Luftës së Dytë Botërore. Përpara se presidenti Zelensky të vendosë t’i japë përsëri leksione presidentit amerikan, ai duhet të mbajë vetë zgjedhjet”, tha ai.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI