Flash

Shehaj protestë para kryeministrisë: Po na vjedhin, më 12 maj do zhdukin SPAK-un

Lapsi.al 19 February 2025
Shehaj protestë para kryeministrisë: Po na vjedhin, më 12 maj do

Partisë Mundësia zhvilloi mbrëmjen e sotme një protestë para Kryeministrisë duke u bërë thirrje shqiptarëve që të mbështesin drejtësinë.

Kreu i partisë, Agron Shehaj, në fjalën e tij u shpreh se shqiptarët duhet të zgjohen sa më parë pasi janë duke u vjedhur.

Sipas Shehajt, fati i Edi Ramës do të jetë i njëjtë me ate të Erion Veliajt.

"Po ndodh si me Erion Veliajn. Fillimisht, arrestuan drejtorët e tij. Pastaj, i morën telefonat, dokumentet, provat.Në fund, e arrestuan në zyrë.

Po ndodh e njëjta gjë me Edi Ramën! Po i arrestojnë rrethin e tij të ngushtë. Po mbledhin provat, një nga një.

Dhe një ditë do të shkojnë te ai. Nuk është çështje "nëse do trokasin te dera e Rames" apo jo, është thjesht çështje kohe. Kur do ti shkojne ne zyre.

Dhe ai e di këtë. Prandaj sulmon, prandaj kërcënon, prandaj i ka shpallur lufte Drejtesise, prandaj po mbron Erjon Veliajn." - u shpreh Agron Shehaj. 

Sipas kreut të partisë Mundësia, alibia e Ramës nuk vlen më.

"Nuk ka me alibi, sot, pas arrestimit te Veliajt, ose je me drejtesine, ose je me Ramen, nuk ka me vend per analiza dhe teorira te sterlodhura.

Duhet te hapim syte, te shohim te verteten dhe te heqim dore nga dyshimet te arsyeshme por te tepruara.

Kurre drejtesia nuk do te jete fiks sic secili prej nesh do te donte. Apatia, mosbesimi dhe frika jane nderi me i madh qe mund ti bejme Rames. Ka ardhur momenti te zgjedhim, ose me drejtesine ose kunder drejtesise.

Ose nje e ardhme per te korruptuarit, ose nje e ardhme per ne. 

Shqipërisë i duhet një zgjidhje politike! Shqipërisë i duhet një alternativë e ndershme!

Prandaj jemi këtu! Prandaj kemi lënë punët tona! Prandaj duhet të luftojmë së bashku!

Per nje gje te jeni te sigurt: Vota për Partinë Mundësia do të shkojë vetëm për drejtësinë, për të ardhmen, për një Shqipëri të ndershme!" - u shpreh Agron Shehaj.

Të këshilluara

Plas arma në Kukës, një i plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bicaj, në rrethin e Kukësit, ku një person është plagosur me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:20, dhe i p...

15:00

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI