Flash

Goditet grupi kriminal ndërkombëtar, tre shqiptarë të arrestuar

Lapsi.al 19 February 2025
Goditet grupi kriminal ndërkombëtar, tre shqiptarë të

27 persona kanë përfunduar në pranga nga një operacion i përbashkët mes Italisë, Shqipërisë dhe Spanjës, 3 prej të cilëve janë arrestuar në Vlorë. 20 nga të arrestuarit janë me masë arrest në burg, ndërsa 7 janë në arrest shtëpie.

'Në kuadër të operacionit ndërkombëtar “Alba Tibus.Al”, u vunë në pranga shtetasit Anxhelo Ajazaj, 27 vjeç, Klarens Dalipaj alias Klarens Dhrami, 30 vjeç dhe Xhino Hamitaj, 30 vjeç. Ata dhe shtetasi Eurel Liçaj që aktualisht po vuan një dënim në IEVP Rrogozhinë, akuzohen në kuadër të një procedimi penal të iniciuar nga Prokuroria e Romës, se në vitin 2019, të organizuar si grup i strukturuar kriminal, kanë trafikuar në Itali (kryesisht në Romë), lëndë narkotike Cannabis Sativa.', njofton policia e shtetit.

Droga ruhej në një qendër të pritjes së emigrantëve në periferi të Romës. Hetimi zbuloi se objekti ishte gjithashtu një vend rekrutimi për migrantët nigerianë, mbajtës të lejeve të qëndrimit të përkohshëm, të përfshirë në aktivitete të paligjshme.

Sasitë e mëdha të marijuanës importoheshin nga Vlora dhe shpërndaheshin në të gjithë Europën falë një aleance mes grupeve kriminale shqiptare dhe nigeriane.

Organizata transportonte drogën duke përdorur transportin publik. 27 persona që janë me masë sigurie akuzohen për trafik droge, posedim dhe furnizim me lëndë narkotike, zhvatje, armëmbajtje pa leje dhe regjistrim fiktiv të pasurisë.

Të këshilluara

Nëna e Ajola Xoxës paraqitet në SPAK

Nëna e Ajola Xoxës, Valbon Xoxa është paraqitur në SPAK paraditen e sotme. Paraqitja e Valbona Xoxës në Prokurorinë e Posaçme mund të lidhet me hetimin ndaj vaj...

09:41

Kursi i këmbimit valutor, 19 shkurt 2025

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do të blihet me 98.8 lekë dhe do të shitet me 99.5 lekë, ndërsa një dollar do blihet me 94.3 lekë dhe do shitet m...

08:08

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI