Flash

Tre muaj para zgjedhjeve, tërhiqet deputeti i PD në Shkodër

Lapsi.al 18 February 2025
Tre muaj para zgjedhjeve, tërhiqet deputeti i PD në Shkodër

Deputeti i Partisë Demokratike, Helidon Bushati ka njoftuar tërheqjen nga gara për një mandat të ri në zgjedhjet e 11 majit.

Përmes një njoftimi në faqen e vet në Facebook Bushati, shkruan se modernizimi dhe përbashkimi i partisë janë rruga e vetme drejt fitores.

Ai shprehet se do të punojë çdo ditë dhe do të jetë në balle të sfidave për te rikthyer Partinë Demokratike në pushtet.

“Gjithsesi, ky vendim nuk do të thotë tërheqje nga rrugëtimi ynë i përbashkët. Përkundrazi, do të jem aty ku kam qenë gjithmonë, pranë Partisë Demokratike dhe demokratëve. Koherent në bindjet e mia, i palëkundur në vlerat për të cilat kemi luftuar, dhe plotësisht i angazhuar për ringritjen dhe fitoren që synojmë te gjithw pwr Partine Demokratike dhe liderin e saj Sali Berisha”

Postim i plotë

Të dashur miq,

Partia Demokratike është përballë sfidave të mëdha. Kjo forcë politike ja doli të kapërcejë momente të vështira që e vunë deri në provën e ekzistencës. Sot demokratët janë të bashkuar dhe po bëhen gati për zgjedhjet jetike për vendin, ato të 11 Majit.

Përveçse për angazhim, koha është dhe për reflektim.

Së shpejti, Partia Demokratike do të hyjë në një proces të rëndësishëm, atë të primareve.

Personalisht, kam zgjedhur të mos mos marr pjese ne primaret dhe si rrjedhoje heq dore nga aspirata per te qene kandidat per deputet, Ky nuk është thjesht një vendim personal, është një akt përgjegjësie politike dhe morale.

Gjithsesi, ky vendim nuk do të thotë tërheqje nga rrugëtimi ynë i përbashkët. Përkundrazi, do të jem aty ku kam qenë gjithmonë, pranë Partisë Demokratike dhe demokratëve.

Koherent në bindjet e mia, i palëkundur në vlerat për të cilat kemi luftuar, dhe plotësisht i angazhuar për ringritjen dhe fitoren që synojmë te gjithe per Partine Demokratike dhe liderin e saj Sali Berisha.

Jam i bindur, më shumë se kurrë, se MODERNIZIMI dhe PERBASHKIMI janë çelësi i fitores.

Ja kemi borxh fëmijëve tanë, ja kemi borxh historisë! Së bashku drejt fitores!

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI