Flash

Në kërkim për tentativë vrásje, arrestohet 47-vjeçari në Shkodër

Lapsi.al 18 February 2025
Në kërkim për tentativë vrásje, arrestohet

Një 47-vjeçar është arrestuar në Shkodër pasi akuzohet se tentoi të vriste me armë zjarri një të ri në maj të vitit 2024.

Gjatë operacionit u kap dhe u ndalua Gentian Mithi 47 vjeç, banues në Shkodër. Në momentin e ndalimit, në rrugë, gjatë kontrollit fizik, atij iu gjet një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

I arrestuari akuzohet se më datë 11.05.2024, në lagjen “Salo Halili”, ka qëlluar me armë zjarri, për motive të dobëta, në drejtim të një 24-vjeçari, i cili u dëmtua në këmbë. Policia ka sekuestruar një pistoletë me krehër me municion luftarak.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do të blihet me 98.7 lekë dhe do të shitet me 99.4 lekë, ndërsa një dollar amerikan do blihet me 94.3 lekë dhe do...

08:13

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI