Flash

Masakra e Dobraçit/ Klodiana Lala flet me emra

Lapsi.al 18 February 2025
Masakra e Dobraçit/ Klodiana Lala flet me emra

Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala ka dhënë detaje në lidhje me aksionin e RENEA-s në Shkodër, ku u zhvilluan kontrolle edhe në banesën e Safet Bajrit, por nuk u gjet.

Në emisionin “Open” në News24, Lala u shpreh se zyrtarisht për Safet Bajrin nuk ka një urdhër arresti.

"Zyrtarisht për Safet Bajrin nuk ka urdhër arresti, është kërkuar kontroll në banesën e tij dhe shoqërimi për veprime hetimore.

Ajo që di të them është që pjesëtarë të grupit kriminal Bajri dhe grupi i Izmir Sakicës, Asmer Bilalit apo Elio Hato janë zyrtarisht persona nën hetim për masakrën e Dobraçit. Elio Hato dyshohet se mund të ketë mbetur i plagosur gjatë ngjarjes së Dobracit.

Sa i takon Safet Bajirt, pavarësisht kontrolleve ai nuk është gjetur, mbetet si do të veprojë prokuroria. Është një vendim që po mbahet top sekret. Është firmosur nga gjyqtari Erion Cela.

Safet Bajri dhe pjesëtarë të tjerë të grupit, përfshirë grupin e Izmir Sakicës, përfshirë edhe Elio Haton, ky është personazh i njohur i plagosur në zonën e ish bllokut dhe konsiderohej si njeri i afërt i Ervis Martinajt dhe Asmer Bilali që ndodhen në burgun e Recit po hetohen për masakrën e Dobracit. Në kuadër të këtij hetimi prokuroria është vënë në ndjekje të disa provave që ne nuk i deshifrojmë dot sepse janë veprime shumë të mbyllura. Në kuadër të këtij hetimi është urdhëruar të shoqërohet Safet Bajir, se çfarë kërkonte Prokuroria prej tij kjo mbetet për tu sqaruar sepse nuk i gjet në shtëpi. Por nuk ka një urdhër arresti për të.

Ndërkohë i është i komunikuar masa e sigurisë arrest me burg për krijim të kushteve për të kryer vrasje dhe grup i strukturuar kriminal Izmir Sakicës dhe Samuel Troshani. Por ky urdhër arresti është për ngjarjen e 23 gushtit 2024. Ndërkohë është firmosur urdhër arrest edhe për dy persona të tjerë, por aksioni i ndërmarrë nga RENEA nuk ka bërë të mundur arrestimin e tyre." 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI