Flash

Kremlini: Putin është i gatshëm të bisedojë me Zelenskyyn

Lapsi.al 18 February 2025
Kremlini: Putin është i gatshëm të bisedojë me

Presidenti rus Vladimir Putin është i gatshëm të bisedojë me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelenskyy nëse është e nevojshme. Kësht tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, ndërsa bisedimet për Ukrainën janë duke u zhvilluar në Arabinë Saudite.

“Vetë Putini ka thënë se do të ishte i gatshëm të negocionte me Zelensky nëse është e nevojshme”, tha Peskov.

Ai shtoi se baza ligjore për marrëveshjet duhet të diskutohet, duke pasur parasysh mundësinë që legjitimiteti i Zelenskyy të vihet në pikëpyetje.

I pyetur për mundësinë e anëtarësimit të Ukrainës në Bashkimin Evropian, Peskov u përgjigj se kjo është e drejta sovrane e çdo vendi dhe se ata nuk do të thonë se çfarë duhet të bëhet.

"Meqenëse po diskutojmë për proceset integruese dhe ekonomike, askush nuk mund t'i imponojë asgjë asnjë vendi. Ne nuk do ta bëjmë atë. Por kur bëhet fjalë për çështjet e sigurisë, mbrojtjes apo aleancave ushtarake, atëherë ne po flasim për diçka krejtësisht tjetër. Kjo është një çështje tjetër dhe të gjithë e dinë mirë këtë”, përfundoi zëdhënësi i Kremlinit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI