Flash

Erion Veliajn s'e ndal as burgu që të vazhdojë propagandën (FOTO)

Lapsi.al 18 February 2025
Erion Veliajn s'e ndal as burgu që të vazhdojë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i arrestuar me urdhër të SPAK për korrupsion dhe pastrim parash vijon të shpërndajë propagandë edhe nga qelia e paraburgimit në Durrës.

Ai thekson se dosja ndaj tij është kopsitur “enkas” për ta mbajtur larg punëve të kryeqytetit. Më tej, ai thotë se i gëzohet faktit që puna për ndërtimin e shkollave vijon.

“Edhe pse i burgosur pa gjyq, me një dosje të kopsitur enkas për të më mbajtur larg punëve të qytetit, puna për ndërtimin e shkollave të reja në Tiranë nuk ndalet! Shkolla e re “Edith Durham” është e 48-ta në buqetën e godinave arsimore (9-vjeçare dhe gjimnaze) që kemi ndërtuar së bashku në Tiranë, e më gëzon fakti që puna aty po vijon njësoj, me ritme të shpejta, për ta pasur gati në shtator për fëmijët.Forca!”, shkruan ai.

Kryebashkiaku i Tiranës ka sulmuar hapur prokurorin e çështjes, Ols Dadon, të cilin e ka cilësuar si prokuror epsharak që merret me fustanet e grave.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI