Flash

Edhe Rama kundër ‘drejtësisë’: Nuk do ta tolerojmë një sistem të njëanshëm

Lapsi.al 18 February 2025
Edhe Rama kundër ‘drejtësisë’: Nuk do ta

Kryeministri Edi Rama gjatë komunikimit me ndjekësit në rrjetet sociale ka komentuar sërish arrestimin e kryetarit të bashkisë së Tiranës, duke thënë se nuk do të lejojnë që në emër të pavarësisë së gjyqësorit të shkelen të drejtat e njerëzve, të kapërcehen fazat e hetimit dhe gjykimit dhe paraburgimi të bëhet normë, për të kyçur brenda pa gjyq.

Rama tha gjithashtu se nuk do ta tolerojmë një sistem drejtësie të njëanshëm, thjesht dhe vetëm të pavarur, por jo profesional dhe në shkelje të standardeve demokratike

"SPAK është një institucion i pavarur, por sfida është që pavarësia të jetë garanci për profesionalizimin dhe standardet demokratike.

Ne nuk do ta tolerojmë një sistem drejtësie të njëanshëm, thjesht dhe vetëm të pavarur, por jo profesional dhe në shkelje të standardeve demokratike. Që do të thotë të të gjithë atyre kritereve të lirive, të drejtave që bëjnë diferencën, mes një drejtësie në diktaturë dhe autokraci dhe një drejtësie në demokraci.

Prandaj edhe ne kemi hyrë në një fazë tjetër, siç ka hyrë edhe SPAK, sepse duhet të kemi një pozicion kritik.

Nuk mund të lejojmë që në emër të pavarësisë të shkelen liritë dhe të drejtat e njerëzve, të intimidohen  njerëzit që merren në pyetje, të kapërcehen fazat e hetimit dhe gjykimit, dhe paraburgimi të bëhet normë, për të kyçur brenda pa gjyq, kur kushtet e domosdoshme duhet të plotësohen për të paraburgosur dikush janë të qarta dhe praktikisht nuk kanë të bëjnë me një pjesë që janë konsideruar të përmbushura. Këto janë të gjitha çështje drejt një debati demokratik", tha Rama.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do të blihet me 98.7 lekë dhe do të shitet me 99.4 lekë, ndërsa një dollar amerikan do blihet me 94.3 lekë dhe do...

08:13

Parashikimi i motit: Kthjellime dhe vranësira

Që në orët e para të mëngjesit vendi ynë do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare ku më të theksuara kthjellimet do të jenë pë...

07:47

Berisha reagon pas deklaratave të Xoxës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas deklaratave të bashkëshortes së kryebashkiakut Veliaj, Ajola Xoxa lidhur me shpenzime marramendëse q...

12:59

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI