Flash

Berisha reagon pas deklaratave të Xoxës

Lapsi.al 17 February 2025
Berisha reagon pas deklaratave të Xoxës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas deklaratave të bashkëshortes së kryebashkiakut Veliaj, Ajola Xoxa lidhur me shpenzime marramendëse që përmendeshin në dosjen e SPAK.

Xoxa tha se nuk kishte fustane dhe të brendshme në ato vlera absurde siç shkruante dosja, teksa ka hedhur poshtë akuzat për abuzim me fonde publike, korrupsion dhe pastrim parash.

Lidhur me këtë Berisha shprehet se hetimet kanë treguar të kundërtën. Berisha thotë se vetëm në kasafortë janë gjetur 95 mijë euro dhe një sasi e madhe lekësh. Gjithashtu Berisha thotë se faturat doganore faktojnë shifrën e bërë publike nga prokuroria.

Berisha: Vetëm në kasafortë janë gjetur 95 mijë euro dhe një sasi e madhe lekësh. Hetimet kanë treguar një seri kompanish që përfitonin fonde shtetërore. Faturat doganore që kam publikuar faktojnë shifrën e bërë publike nga prokuroria. Se cila është shuma që Ajola Xoxa ka disponuar, mund të them se vetëm në kasafortë janë gjetur 95 mijë euro dhe një sasi e madhe lekësh. Së dyti, hetimet kanë treguar një seri kompanish që përfitonin fonde shtetërore. Faturat doganore unë i kam sjellë këtu dhe ato faktojnë shifrën e bërë publike nga prokuroria. Mendoj se aktet më të rënda, në atë dosje janë, financimi i Ajola Xoxës dhe familjarëve të saj nga burri i saj, nga paratë e taksapaguesve.

Të këshilluara

Berisha paraqitet në SPAK

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) paraditen e kësaj të hëne në zbatim të masës së sigurisë "Detyrim Para...

10:07

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI