Flash

Berisha del nga SPAK: Dumani zbaton politikën e Shqipërisë pa opozitë

Lapsi.al 17 February 2025
Berisha del nga SPAK: Dumani zbaton politikën e Shqipërisë pa

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitet sot në SPAK për të zbatuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” të dhënë ndaj tij nga Apeli i GJKKO-së.

Berisha ka dalë nga ambjentet e Prokurorisë së Posaçme dhe në një komunikim për mediat tha se i ka lënë Altin Dumanit një letër, ndërsa dënoi me ashpërsi atë që ai e cilësoi si "akt puçist" dhe "banditesk" të marrjes peng të këtij institucioni për disa orë nga mbështetësit e Veliajt, duke e cilësuar këtë akt si grusht shteti brenda shtetit.

"Pasi u paraqita, i lash Altin Lalës letrën që vijon:

Kreut të kësaj organizate kriminale, Altin Dumani që zbaton politikën e Shqipërisë pa opozitë, të monstrës Xorxh Soros dhe kukullës së tij në Tiranë, Edi Rama. Kjo politikë dështoi në SHBA dhe të njeëjtin fat do ketë të Shqipëri.

Unë sot do të dënoj me forcën më të madhe aktin puçist, banditesk të narkoqeverisë dhe narkobashkisë Rama, të cilët morën peng për orë të tëra gjykatën dhe prokurorë të çështjes Veliaj. Rikthyen në Tiranë skenat e viteve ’80, kur Eskobari sulmoi gjykatën dhe aty pati viktima të tëra. Pas 40 e sa vitesh, Ediskobari kreu të njëjtin akt ndaj gjykatës dhe prokurorisë.

Në historinë e botës ka pra vetëm dy raste, ka rastin Eskobar dhe rastin Ediskobar. Në historinë e botës ka me qindra raste protestash opozitare apo grupe interesi para gjykatave dhe prokurorive në çdo kryeqytet të botës. Por protestë shtetërore, protestë e organeve shtetërore, ajo përbën një grusht shteti brenda shtetit. Dhe e garantoj Edi Ramën dhe Erion Veliajn se ky krim antikushtetues do u regjistrohet atyre dhe do ndëshkohen në mënyrë shembullore që kujt të mos i shkojë mendja në pushtet të sulmojë pushtetin tjetër.", tha Berisha.

Të këshilluara

Parashikimi/ Mot me vranësira dhe reshje shiu

Ditën e hënë vendi ynë do të ketë mot të paqëndrueshëm, me vranësira dhe reshje të herëpasherëshme shiu(me ndërprerje), me intensitet të ulët në pjesën më të ma...

07:22

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI