Flash

Ambasadori rus "kunjë" Europës pasi u përjashtua nga bisedimet për Ukrainën

Lapsi.al 17 February 2025
Ambasadori rus "kunjë" Europës pasi u përjashtua nga

Ambasadori i Rusisë në OKB, Vasily Nebenzya drejtuar këshillit të sigurisë në Nju Jork, tha se BE dhe Britania e Madhe “nuk e mbajnë fjalën e tyre”.

“Ata nuk mund të jenë pjesë në asnjë bisedim të ardhshëm për zgjidhjen e krizës me Ukrainë”, tha Vasily Nebenzya.

“Ata janë të verbuar nga rusofobia primitive, dëshira e tyre maniake për të shkaktuar disfatë në vendin tonë, në fushën e betejës, duke përdorur ukrainasit që kanë mbetur gjallë”, shtoi ambasadori

Ai pati komente të ashpra edhe për presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy.

Presidenti i “vetëshpallur”, futi vendin në konflikt”, tha Nebenzya.

Ai e përshkruajti Zelenskyn si një “komedian profesionist ukrainas”, duke iu referuar karrierës së tij të mëparshme dhe tha se ai “ka frikë nga zgjedhjet” dhe po bën çdo gjë të mundshme për t’i zvarritur ato.

Ambasadori përfundoi fjalën e tij duke thënë se Ukraina nuk duhet të jetë “një shtet i militarizuar, por neutral dhe jo pjesë e ndonjë blloku apo aleance”.

Të këshilluara

Marco Rubio: Hamasi duhet zhdukur!

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio po qëndron sot në Arabinë Saudite si pjesë të një vizite në rajon, të përqendruar në armëpushimin ndërmjet Izraelit dh...

21:43

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI