Flash

Aksident i rëndë në aksin Tiranë-Durrës, një viktimë dhe 3 të plagosur

Lapsi.al 17 February 2025
Aksident i rëndë në aksin Tiranë-Durrës, një

Një aksident i rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në rrugën Tiranë-Durrës, ku një 28-vjeçar ka humbur jetën dhe tre persona të tjerë janë plagosur.

Sipas informacioneve paraprake, shtetasi Gëzim Muçaj, duke drejtuar furgonin e tij për të shkuar në punë, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen. Pasi ka dalë nga makina bashkë me tre pasagjerët për të parë dëmet e mjetit, ata janë goditur nga një tjetër automjet me drejtues shtetasin I. L.

Si pasojë e goditjes, Gëzim Muçaj ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa tre pasagjerët janë dërguar në spital për trajtim mjekësor. Drejtuesi i automjetit të dytë, I. L., është shoqëruar nga policia për veprime të mëtejshme procedurale.

Të këshilluara

Parashikimi/ Mot me vranësira dhe reshje shiu

Ditën e hënë vendi ynë do të ketë mot të paqëndrueshëm, me vranësira dhe reshje të herëpasherëshme shiu(me ndërprerje), me intensitet të ulët në pjesën më të ma...

07:22

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI