Flash

Studimi/ Puthja perfekte duhet të zgjasë të paktën 6 sekonda

Lapsi.al 16 February 2025
Studimi/ Puthja perfekte duhet të zgjasë të paktën 6 sekonda

Kur puthni, qoftë për përshëndetje largimi apo pas një takimi, qoftë pasionante apo më e butë, sigurohuni që ajo të zgjasë të paktën 6 sekonda. "Rregulli i puthjes së 6 sekondave" u prezantua nga psikologu i njohur dhe studiuesi i marrëdhënieve John Gottman.

Sipas hulumtimit të tij, një puthje që zgjat të paktën 6 sekonda është e mjaftueshme për të shkaktuar lirimin e oksitocinës, hormonit të dashurisë, në tru. Ky hormon ndihmon në forcimin e lidhjes mes partnerëve, duke reduktuar stresin dhe duke rritur besimin reciprok.

Për më tepër, puthja për të paktën 6 sekonda mund të zvogëlojë nivelet e kortizolit, i njohur si hormoni i stresit, duke nxitur një ndjenjë mirëqenieje dhe relaksi. Prandaj, ky gjest i thjeshtë i përditshëm mund të ketë një ndikim pozitiv si në shëndetin mendor ashtu edhe në cilësinë e marrëdhënies në çift. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI