Flash

U plagosën në Mynih, humbin jetën në spital nënë e bijë

Lapsi.al 15 February 2025
U plagosën në Mynih, humbin jetën në spital nënë e

Një vajzë 2-vjeçare dhe nëna e saj kanë vdekur pasi u plagosën në sulmin me makinë në një demonstratë të sindikatave në Mynih, njoftojnë mediat vendase.

Sulmi ndodhi ditën e enjte ku një 24-vjeçar afgan që erdhi në Gjermani si azilkërkues përplasi me makinë një turmë njerëzish. Prokurorët thanë të premten se ai duket se kishte një motiv ekstremist islamik, por nuk kishte prova se ai ishte i përfshirë në ndonjë rrjet radikal. Një Mini Cooper i dëmtuar dhe mbeturina të tjera mund të shiheshin në vendngjarje. Tridhjetë e nëntë persona u plagosën në sulm, dhe policia tha të premten se dy prej tyre u plagosën shumë rëndë. Kryetari i bashkisë së qytetit, Dieter Reiter, tha të premten se fëmijë ishin në mesin e të plagosurve në sulmin "thellësisht tronditës". 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI